“Çmendet” faqja zyrtare e Fiorentinës: Ndryshim emri dhe “simboli” i klubit është… Maxarri!

Fiorentina po përgatitet të përballet me Napolin në transfertë, por disa probleme teknike i kanë ndodhur klubit “viola” në rrjetet sociale. Faqja e klubit në “Twitter” ka pësuar disa ndryshime të çuditshme, ku emri acfiorentina është transformuar në Nomeutenteacf.

Por, jo vetëm kaq. Në foton e profilit shfaqet… Valter Maxarri, trajneri i ekipit të Torinos. Një foto kur ai ishte akoma pjesë e Interit dhe ironizonte me arbitrin e një ndeshje, duke i treguar orën.

E vështirë të përcaktohet nëse është një problem teknik, apo një sulm i hakerave. Klubi po punon për të ndryshuar situatën dhe për të rikthyer faqen zyrtare në gjendjen e duhur. Zyrtarët kanë arritur të rregullojnë problemi dhe e kanë rikthyer faqen në normalitet, por diçka e tillë po bëhet virale në rrjetet sociale, kryesisht me faktin që Valter Maxarri ndodhet në momentin e gabuar në klubin e gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *