Golat e parë verdhezi, Volf e Alkaser nderojnë Dortmundin

Borusia e Dortmundit është shumë i fortë për Ajntrahtin e Frankfurtit, edhe pse skuadrës së trajnerit Favre i mungonin disa emra të rëndësishëm, mes të cilëve Pulisiç. Verdhezinjtë fituan 3-1 në shtëpi, duke u kthyer te sukseset pas barazimit pa gola në fushën e Hanoverit, ndërsa mahniti mesfushori anglez Xhejdon Sanço, vetëm 18 vjeç, por gjithnjë e më shumë vendimtar te Dortmundi me pasimet e tij.

Goli i Dialos i dha avantazhin Dortmundit në fundin e pjesës së parë, ndërsa Haler barazoi përkohësisht shifrat për Ajntrahtin. Një gol që nuk do të mjaftonte, sepse festa e golit për miqtë zgjati fare pak. Në të 72-ën, vetëm katër minuta pas golit të pësuar, Volf riktheu Borusian në avantazh. Histori e pazakontë e lojtarit, që golin e parë si lojtar i Ajntrahtit e shënoi në portën e Dortmundit, ndërsa tani ndodh e kundërta: golin e parë si lojtar i Dortmund e shënoi ndaj Ajntrahtit.

Rezultati final 3-1 mban firmën e Pako Alkaser, që gjeti golin e parë me Borusian e Dortmundit në ndeshjen e parë në Bundesligën gjermane. Një debutim ëndrrash për spanjollin, që e nisi ndeshjen nga stoli dhe në fund mori duartrokitjet e të gjithëve. Me këtë fitore, skuadra e Favre ngjitet përkohësisht në krye të renditjes, me 7 pikë pas tre ndeshjeve të luajtura, por Bajerni, Volfsburgu dhe Herta e Berlinit janë aty, gati për të rrëmbyer vendin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online