Champions League nis në “Fadil Vokrri”, ja detajet e turneut

0

UEFA ka zbuluar programacionin e raundit paraeliminator të Champions League. Ashtu si vitin e kaluar do të zhvillohet një turne midis katër ekipeve kampione të kampionateve të Kosovës, Gjibraltarit, San Marinos dhe Andorrës.

Kësaj radhe turneu zhvillohet në Kosovë. Dy gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në stadiumin “Fadil Vokrri” Prishtinë. Dy takimet e para do zhvillohet më datë 25 qershor, ndërsa finalja luhet tri ditë më vonë.

Fituesi i këtij turneu kalon në raundin e parë kualifikues të Champions League. Këtë vit ka lajme të mira dhe për skuadrat humbëse. Formula ka pësuar disa ndryshime dhe eliminimi në këtë fazë nuk është fundi i rrugëtimit për ekipet humbëse, pasi ata do të kalojnë në raundin e dytë kualifikues të Europa League.

Shorti i turneut do të hidhet të martën më datë 11 qershor. Vazo e favoritëve do të mbajë ekipiet me koeficientin më të lartë, më konkretisht Lincoln Red Imps të Gjibraltarit dhe Santa Kolomën e Andorrës, ndërsa në fazon tjetër ndodhet Feronikeli dhe Tre Pene i San Marinos.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.