Cana: Berisha një gladiator, në Europë mbështes Marsejën

0

Lorik Cana është një personazh jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Francë, e Itali, ku ka dhënë kontributin e tij për shumë skuadra, madje është kthyer dhe në lider në disa prej ekipeve ku është aktivizuar. Nesër, Lacio dhe Marseja do të matin forcat dhe “TMW” i ka marrë një intervistë ish-kapiteni kuqezi për këtë sfidë, tashmë në rolin e një “ish”-i.

Cana ka folur për karrierën e tij në tërësi, ku ka zbuluar se tifozëte  PSG-së nuk ja falën kurrë kalimin tek Marseja. Normalisht që nuk mund të qëndronte jashtë fokusit dhe një koment për dyshen e shqiptarëve tek Lacio, Strakosha–Berisha.

DERBI I ZEMRËS – “Sigurisht, Marseja dhe Lacio do të kenë një vend të veçantë në zemrën time. Që kur isha fëmijë kam qenë një tifoz i Marsejës. Në atë kohë ka qenë një nga skuadrat më të forta në botë. Ka qenë si një ëndërr për mua. Edhe në Romë kam përjetuar emocione të jashtëzakonshme. Nuk do ta harroj kurrë periudhën kur kam qenë te Lacio. Unë bëj tifo për Marsejën në Francë dhe në Europa League, ndërsa në Itali bëj tifo për Lacion dhe për askënd tjetër”.

ECURIA E MARSEJËS – “Marseja është e përqendruar më shumë në kampionat dhe kjo është arsyeja pse ka vetëm 1 pikë në Europa League. Drejtuesit kanë synim që skuadra të jetë me patjetër mes tre skuadrave të para në fund të edicionit. Europa League është një plus për ta. Skuadra vjen nga një fitore e bukur me Nicën dhe mund të jenë të motivuar akoma dhe më shumë”.

STRAKOSHA –  “Është një zbulim, ka mjaft talent dhe është shumë serioz dhe e do futbollin. Është një nga lojtarët më të mirë të pas vitit 1995”.

VALON BERISHA – “Ka mjaft cilësi. Lacio ka blerë një gladiator. Më pëlqen shumë”.

ECURIA E LACIOS – “Lacio nuk është në momentin e saj më të mirë, megjithatë dy sukseset e fundit i japin frymëmarrje. Lacio është ekipi më i fortë në grupin e saj edhe pse pjesë e saj janë Marseja dhe Eintrahti i Frankfurtit”.  

KUJTIMET NGA LACIO – Fituam kupën e Italisë në vitin 2013 ndaj Romës, ky është kujtimi më i bukur, pa diskutim. Gjatë aventurës në Itali mora shumë në të gjitha drejtimet, por të ngresh trofe, pikërisht ndaj Romës është diçka e madhe”.

PSG – “Kam ikur në Paris në vitin 2000 kur isha ende një fëmijë. Tek PSG kam filluar karrierën time si profesionist. Aty kam fituar trofetë e parë. Edhe pse ka kaluar shumë kohë ende nuk ma kanë falur që shkova tek Marseja në vitin 2005”.

FUNDI I KARRIERËS – “Pasi e mbylla me Nantes në vitin 2016 u përkushtova tek projektet e mia ,për të investuar tek futbolli për të rinjtë në Shqipëri dhe në Kosovë, por angazhohem dhe si analist në TV”.

E ARDHMJA – “ Së shpejti do të marr dhe licencën për trajner. Do doja ta shihja veten në një post drejtuesi, më duket një sfidë e re dhe interesante. Nuk dua të largohem nga bota e sportit”.

RIKTHIMI NË ITALI – “Shpresoj (qesh). Besoj se e mira do të jetë ta nisja karrierën nga një kampionat jo shumë i fortë, një kampionat që nuk është në pesë ligat më të forta”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.