Bylisi pret Besën, në Ballsh premtojnë festë dhe surpriza

Ditën e dielë në ora 16:00, në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh do të luhet ndeshja e javës së 26-të, Bylis-Besa. Disa javë më parë rivale, të shtunën përballen pa asnjë motiv, por në Ballsh kanë menduar që të festojë në stadium dhe në qendër të qytetit. Madje në njoftimin e shkurtër të klubit ballshiot në rrjetin social Facebook, thuhet se do të ketë edhe surpriza.

“Të dielën bëjmë festë, në stadium dhe në qendër të qytetit tonë! Mos mungoni, ne jemi në Kategorinë Superiore dhe është koha për festën. Do ketë edhe surpriza. Është dita e madhe kur Bylisi zyrtarizon rikthimin në elitë, qytetai dhe Mallakastra në festë! #ForcaBylis #NjeklubshumeZemra”, kështu thuhet sot në këtë njoftim të shkurtër të FK Bylis në rrjetin social Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *