Bylisi gati, Kapllanaj gjen trajner në Serbi

0

Bylisi më në fund ka zgjedhur trajnerin e ri dhe do të jetë i huaj. Klubi ballshiot ka nënshkruar me serbin Veljko Dovedan, i cili sezonin e fundit nuk rezulton të ketë drejtuar ndonjë ekip. Verën e shkuar ai ishte në krye të Temniç Varvarin 1924, ekip që garonte në ligën e parë në Serbi.

Trajneri i ri i Bylisit, 64 vjeç sot, ka drejtuar më parë edhe në Bosnje Hercegovinë, ku ka qenë në krye të Slavija. Gjithashtu ai numëron eksperienca të rëndësishme edhe në Greqi.

Dovedan ka punuar për llogari të Niki Volos dhe Panahaiki. Tashmë Bylisi i ka bërë një ofertë teknikut serb dhe ai ka provuar të drejtojë ballshiotët në Kategorinë e Parë. Objektivin e ka të qartë, të ngjitë skuadrën e Besnik Kapllanajt në Superiore.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.