Bujaria e Reinës dhe Romës, tifozët turren të shpëtojnë… klubin spanjoll!

Para pak ditësh klubi spanjoll mori një iniciativë interesante për të shpëtuar nga falimentimi. Flasim për Real Mursian, një nga klubet më të vjetra të futbollit iberik, që garon në divizionin e tretë.

Borxhi i klubit ka shkuar në 18 milionë euro dhe drejtuesit kanë vendosur të shesin 150 milionë aksione. Mjaftojnë 1 euro e 20 cent dhe çdokush mund të bëhet me 10 aksione. Regjistrimi mund të bëhet në faqen zyrtare të klubit, duke u bërë kështu aksioner i Mursias. Një gjë të tillë mund të bëjë çdokush dhe klubi kërkon ndihmën e tifozëve për të dalë nga kriza.

Blerja e të paktën 390 aksioneve të jep të drejtën për të marrë pjesë fizikisht në Asamblenë e Anëtarëve të klubit. Një gjë e tillë po jep fryt dhe tifozë të ndryshëm, por jo vetëm, kanë nisur të blejnë aksione të klubit.

Të gjithë po mundohen të shpëtojnë Mursian dhe mes tyre janë: Pepe Reina dhe klubi i Romës. Profili anglez i verdhekuqve ka bërë thirrje për të ndihmuar klubin spanjoll dhe tifozët janë përgjigjur. Blerje aksionesh me një vlerë rreth 10 mijë euro.

Aksioner i Mursias është bërë dhe portieri i Milanit. Spanjolli ka lajmëruar në faqen e tij blerjen e disa aksioneve të klubit dhe nismës i janë bashkuar dhe tifozët e “Djallit”.

“Për një klub historik besoj se për ne që e duam këtë sport ia vlen të bashkojmë forcat dhe të dhurojmë një grimcë rëre”, shkruan Reina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *