Bornemuthi thyen rekordin e klubit, blen talentin e Çelsit

0

Nathan Aké është transferuar zyrtarisht nga Çelsi te Bornemuthi, që ka vendosur një rekord historik për klubin, duke paguar rreth 20 milionë sterlina.

Aké është një qendërmbrojtës 22-vjeçar mjaft i talentuar, aq sa është pjesë e kombëtares holandeze, ndërkohë që shkëlqeu te Bornemuthi në pjesën e parë të sezonit të fundit, duke luajtur 12 ndeshje e duke shënuar 3 gola, por në janar Çelsi e ktheu në shtëpi, ku dha kontributin për fitimin e titullit.

Bornemuthi tentoi ta blinte Akénë që në janar, por Çelsi refuzoi prerë, ndërsa tani gjithçka ka ndryshuar, edhe për faktin se Aké kërkon të luajë rregullisht dhe Çelsi në qendër të mbrojtjes është i kompletuar.

“Ia kalova shumë mirë te Bornemuthi sezonin e shkuar dhe jam shumë i lumtur që kthehem. Tifozët nuk kanë parë ende maksimumin tim, e di që ka ende shumë gjëra që duhet të përmirësoj. Çelsi është një klub i madh dhe kam mësuar shumë atje, por tani po hedh një hap të ri në karrierën time dhe shpresoj të zhvillohem edhe më shumë, me ndihmën e trajnerit Houi”, deklaroi Aké pas firmave dhe prezantimit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here