Demi duhet të zgjedhë mes Starovës e Milinkoviçit

Kush do të jetë i radhës? Trajneri, sigurisht. Sulejman Starova mund të dalë në pension te Partizani, por e ardhmja e tij është tashmë e vulosur. Nuk do të jetë më trajner i “demave” dhe largimi i tij është vetëm çështje ditësh. Trajneri i ri me shumë mundësi do të jetë Mlladen Milinkoviç. Mes tij dhe drejtuesve të kuq janë lëshuar mesazhe dashurie në distancë, sigurisht nuk mund të mungonte edhe ndonjë sms jo mirëpritës, siç ishte rasti i Starovës që e deklaroi publikisht se nuk e donte. Megjithatë, një këshillë e tij nuk është mirëpritur nga presidenti Demi, pasi numri një i klubit ka planifikuar një takim me përfaqësuesit e tij ditën e sotme. Numri një i klubit dhe këshilltari Luçiano Moxhi do të takojnë vetë përfaqësuesit e serbit.

Emri i Milinkoviçit përmendet prej kohësh në korridoret e të kuqve dhe tashmë ka ardhur koha e negociatave direkte mes palëve dhe me terma konkret. Kjo për të kuptuar nëse do të arrihet edhe marrëveshja financiare dhe të gjitha pikat e tjera që duhet të dakordësohen palët.

Presidenti i kompanisë që ka në menaxhim trajnerin Mlladen Milinkoviç do të jetë i pranishëm në Tiranë ditën e sotme. Ai pritet të vijë në kryeqytet për të diskutuar konkretisht me drejtuesit e Partizanit rreth mundësisë së emërimit të tij në stol.

Ardhja e tij në krye të bankinës së kuqe do të sillte edhe ndryshime në stafin teknik, pasi trajneri vjen së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Një person i rëndësishëm për të është zëvendëstrajneri. I sigurt është fakti se ai do të jetë me Milinkoviçin nëse arrihet marrëveshja. Një lëvizje e tillë do të sillte largimin e “stoikut” Klevis Dalipi nga roli i zëvendëstrajnerit, pas një periudhe disavjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online