Boateng rikthehet në stërvitje me skuadrën

Bajerni sot mori një lajm të mirë nga qendërmbrojtësi Zherom Boateng. Pas dëmtimit të tij të fundit, kampioni i botës është rikthyer në stërvitje me skuadrën. Për herë të parë, ai punoi me shokët e tij dhe ia doli mjaft mirë në çdo ushtrim.

28-vjeçari është dëmtuar në gju në ditën e fundit të Bundesligës së sezonit të kaluar dhe i është dashur ta shtyjë fillimin e stërvitjes. Ndërkohë, ai i cili po surprizon disi me mungesën e tij është Manuel Nojer, sepse ka një frakturë të dyfishtë në këmbë.

Portieri i rekordmenëve, siç raportojnë mediet gjermane, pritet të jetë gati për ndeshjen e parë të Bundesligës në gusht, por shpreson të rikthehet më shpejt, sepse nuk është mësuar të qëndrojë larg fushave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *