“Benaser, një lojtar kurioz. Do të jetë idhull për tifozët e Milanit”

Drejtori sportiv i Empolit, Pietro Akardi, foli për mediat italiane sot, ku tha se Benaser është një lojtar i veçantë dhe që do t’i bëjë shumë punë Milanit. Numri një i klubit italian tregoi dhe si e ka zbuluar Benaserin, duke thënë:

“Kemi skautë shumë të mirë të shpërndarë në të gjithë Europën. Benaser ishte një profil që i pëlqeu shumë skautit tonë në Angli dhe nisëm bisedimet me Arsenalin. Gjetëm akordin dhe siguruam firmën e tij.

Benaser është një lojtar kurioz, gjithmonë kërkon të mësojë më shumë. Nuk është asnjëherë u lumtur me nivelin ku është, gjithmonë kërkon të përmirësohet. Kam simpati ndaj tij, një djalosh i shkëlqyer. Do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Milanin”, përfundoi drejtori sportiv i Empolit.

Pietro Akardi, drejtori sportiv i Empolit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *