Batutat e Dukës: Kaq të bukura sa janë zyrat, do nxjerrin ligj të na i marrin!

0

Presidenti i Federatës së Futbollit Armand Duka ka vizituar sot kompleksin ku po ndërtohet selia e re e Federatës, ku ka parë nga afër ecurinë e punimeve. Numri një i FSHF-së ka parë edhe ambientet e brendshme të impiantit që po ndërtohet, por ka biseduar dhe me inxhinierët, të cilët e kanë informuar Dukën në lidhje me ecurinë e punimeve.

Sigurisht që nuk kanë munguar dhe batutat nga ana e presidentit ë FSHF-së, që ka admiruar punën e deritanishme, duke u shprehur se me këtë punë që është bërë nuk është çudi që të nxjerrin ndonjë ligj për t’i marrë zyrat. Natyrshëm një shaka e rastit.

“Kaq të bukura sa janë bërë zyrat, do na i marrin më duket. Do ta nxjerrin ndonjë ligj për të na i marrë. Zyra e presidentit ku është? Se atë erdha të shoh. Në katin lart? Po normal, nuk ka ku të jetë tjetër”.

“Stadiumi i ri do të jetë gati në mars me shumë mundësi. Na duhet marrim fitore me Skocinë. Nuk do të ishte një edicion i dështuar nëse do ia dilnim. Nuk duhet të harrojmë që kemi shumë mungesa dhe është një problem jo i vogël. Bilanci për Panuçin do të bëhet pas dy ndeshjeve që kemi, nuk mund të flasim që tani. Të presim dhe shortin e kualifikueseve të Europianit”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.