Maradona zgjedh nga kush do të mësojë: Është më i miri padyshim!

Diego Armando Maradona po shijon aventurën e tij në Meksikë, teksa drejton ekipin që luan në kategorinë e dytë Dorados de Sinaloa. Pasi siguroi fazën “play-off” për një ngjitje të mundshme në elitën e futbollit meksikan, argjentinasi ka kohë dhe të flasë për tema të tjera.

“El pipe de oro” ka folur për prestigjiozen spanjolle “Marca”, në lidhje me rivalitetin e trajnerëve Guardiola-Murinjo, si dhe ka zbuluar trajnerin, nga i cili kërkon të mësojë. Sipas 58-vjeçarit argjentinas, Zhose Murinjo është më i mirë se Guardiola, madje ka shtuar se portugezi është trajneri më i mirë në botë.

“Për mua, Murinjo është më i miri. Unë si trajner kam nevojë të mësoj akoma më shumë dhe për këtë arsye mendoj se do të shkoj në Mançester dhe të pyes Murinjon për shumë gjëra. Ai është më i miri padyshim”, ka përfunduar fjalët e tij Maradona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online