Bardhi: Me Tiranën luajmë gjithçka, stadiumi një plus i madh

0

Kastrioti do t’i luajë ndeshjen në stadiumin “Redi Maloku” dhe skudra krutane nuk do të ketë më transferta “shtëpie”. Ky fakt është një plus i madh për skuadrën e kuqe dhe këtë gjë e pranoi dhe sulmues Patrik Bardhi. Në fjalën e tij për “RTSH Sport”, Bardhi foli për stadiumin, ndeshjen e radhës kundër Tiranës dhe gjetja e golit si një “ish”, gjë që e ka bërë dhe më parë këtë sezon.

ECURIA – “Është e vërtetë, kemi një ecuri shumë të mirë në vitin 2019. Të shpreojmë që do të vazhdojmë kështu. Kemi një ndeshje shumë të vështirë kundër Tiranës, jemi stërvitur maksimalisht dhe e kemi vlerësuar shumë”.

TIRANA – “Tirana është një kundërshtar i fortë dhe do të jetë një ndeshje pa favoritë. Shpresoj të shënoj, por kjo nuk është kryesorja. Do të bëj çfarë të jetë e mundur që të ndihmoj skuadrën, që të marrim tri pikët”.

STADIUMI – “Fakti që do të luajmë në stadiumin tonë është një lajm i mirë për ne, pasi do të kemi pas vetes tifozët. Është një fushë që dhe ne lojtarët e njohim mirë, kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe shpresoj që dhe këtë ndeshje ta kalojmë me sukses”, përfundoi Bardhi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.