Barcelona nuk ndalet, akord me goleadorin e Bundesligës

0

Barcelona po kërkon prej kohësh një sulmues, pasi Luis Suarez është 32 vjeç dhe nuk mund të përballojë më të gjitha ndeshjet e sezonit. Vetë uruguaiani e ka bërë të qartë diçka të tillë duke ftuar klubin t’i gjejë një zëvendësues.

Katalanasit e kanë gjetur sulmuesin, i cili pritet të zbarkojë në fund të sezonit në Spanjë. Siç raporton “Frankfurter Allgemeine”, Barcelona ka zgjedhur Luka Joviç, sulmuesin serb të Ajntrahtit të Frankfurtit, kartonin e së cilit e zotëron Benfika.

21-vjeçari po kalon një formë fantastike dhe ka shënuar 14 gola në kampionat këtë sezon, duke kryesuar renditjen e golashënuesve në Bundesligë. Media gjermane flet për një akord të arritur midis Barcelonës dhe lojtarit, ndërsa klubit spanjoll i mbetet të gjejë akordin me klubin portugez.

Marrëdhëniet me Benfikën janë të mira dhe nuk do të ketë aspak probleme për të arritur marrëveshjen e kalimit të Joviç në ekipin e Leo Mesit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg