Barazimi ndaj Orikumit, nuk ka furtunë në Berat

Barazimi kundër Orikumit fundjavën e shkuar krijoi jo pak shqetësim e dëshpërim tek Tomori, por klubi nuk ka në plan asnjë masë ndëshkimore.

Ndonëse ka pasur aludime për gjoba ndaj lojtarëve, është vetë tekniku i Tomorit Bledar Devolli ai që fshin thashethemet, në një prononcim për Sport Ekspres: “Nuk ka masa ndëshkimore për skuadrën pas barazimit me Orikun dhe cdo lajm mediatik është dashakeq. Unè dhe klubi presim reagim pozitiv ndaj Egnatias këtë fundjavë dhe fakti qè jemi një pikë larg vendit të parë na motivon shumë si mua dhe skuadrën.

“Çdo lajm për “gjobvënie” nga klubi dhe presidenca është vetëm lajm i rremë, që nuk ma do të mirën as mua dhe as skuadrës së Tomorit” ka mbyllur deklaratèn e tij tè mbrëmjes së të martës Devolli.

Tomori e ka nisur sezonin me ndryshime të mëdha në skuadër e në stol, por rezultatet kanë qenë të mira dhe vetëm barazimi ndaj Orikumit ka qenë jashtë parashikimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *