Avdyli: Meritonim fitoren, era dhe portieri më mohuan golin

0

Mesfushori i Teutës, Florent Avdyli, foli pas ndeshjes kundër Kukësit, ku tha se skuadra e tij e meritonte fitoren. I futur në fushë në pjesën e dytë, numri 10 i Teutës bëri një paraqitje të mirë, madje edhe goditi shtyllën. Në fjalën e tij për “Supersport”, Avdyli u shpreh:

PËRMBYSJA – “Normalisht që besuam dhe e arritëm. E filluam mirë ndeshjen, deri te pësimi i golit. Pasi pësuam dhe të dytin, u hodhëm përpara, pasi nuk kishim çfarë të humbnin. Duke parë sesi shkoi ndeshja, ishte një rezultat pozitiv për ne”.

SFIDA E KTHIMIT – “Normalisht, ndeshja e kthimit fillon 0-0 dhe ne do të shkojmë për rezultat pozitiv. Në çdo ndeshje, ne futemi për të fituar dhe shpresoj që të fitojmë edhe atë sfidë”.

ROLI TE TEUTA – “Nuk kam luajtur titullar, pasi jam dëmtuar në sfidën kundër Flamurtarit. Më pas, u dëmtova dhe në stërvitje dhe nuk kam qenë në formën e duhur”.

RASTI I BUSHIÇ – “Nuk kam çfarë të them. Bëmë shumë raste të pastra, jo vetëm me Bushiç. Kukësi na ndëshkoi me një gjysmë rasti dhe unë mendoj se e meritonim dhe fitoren”.

SHTYLLA E GODITUR – “Nuk mendova asgjë. Era dhe portieri më mohuan golin dhe topi shkoi në shtyllë. Për mua nuk ka rëndësi kush i shënon golat, por vetëm që ekipi të marrë rezultatet pozitive”, përfundoi Avdyli.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.