Arsenali sërish në hall, gjendet një kufomë në shtëpinë e mesfushorit!

Arsenali po kalon një situatë të çuditshme. Sulmi me thika ndaj dyshes Ozil-Kolashinaç i ka trembur të gjithë, por për fat të mirë trimi boshnjak nuk pyeti fare për grabitësit, të cilët i zmbrapsi i vetëm.

Një tjetër ngjarje e rëndë ka prekur një prej lojtarëve të klubit anglez. Mohamed Elneli është befasuar jashtë mase kur babai i tij i ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur.

24.ae raporton se në shtëpinë e mesfushorit të Arsenalit në Egjipt është gjetur një trup i pajetë! Babai i tij është tronditur kur pa parë kufomën në oborrin e shtëpisë që po ndërtohet.

Ai ka njoftuar menjëherë policinë, por akoma nuk është identifikuar trupi i pajetë. Një situatë absurde që ka tronditur 27-vjeçarin egjiptian dhe “topçinjtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *