Juventusi i prish punë, Marota aktivizon planin perfekt

Interit deri tani i ka ngelur Ikardi në derë. Juventusi është klubi që tenton të prishë gjithë planet e Kontes e Marotës. Bardhezinjtë duket se kanë hequr dorë nga Ikardi për të hyrë në sulm për Lukakun. Belgu është i preferuari i zikaltërve, por nëse hyn një klub si ky Juventus në garë, gjithçka bëhet e vështirë.
Për të shmangur këtë, Marota po punon fort për të shitur Ikardin te Napoli. De Laurentis e ka shprehur me kohë se dëshiron shërbimet e argjentinasit, por nuk ka në plan të harxhojë shumë, duke përfituar edhe nga situata e vështirë në të cilën është Interi me Ikardin.

Marota do synojë shitjen e menjëhershmë të Ikardit te Napoli. Qëllimi është mbledhja e fondeve për të siguruar para, në mënyrë që të ofrojnë një propozim më të madh se Paratiçi e Nedved për Lukakun. Për momentin bëhet fjalë për një propozim prej 50 milionë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online