Prapaskena e bujshme, dëshira e Klop ndan tifozët në dy pjesë

Jurgen Klop ka tentuar gjatë kësaj merkato të sjellë një emër të madh në Anfield. Kampionët e Europës nuk kanë kryer shumë lëvizje. Objektivi i klubit ka qenë mbajtja e yjeve në ekip dhe rinovimi me ta.

Sivjet të gjithë do të japin gjithçka në kampionat. Titulli kampion mungon në qytet prej vitit 1990 dhe djemtë e Klop do të bëjnë më shumë se maksimumin për ta fituar pas 30 vitesh.

Dëshira e madhe e trajnerit quhet Frenk Riberi. 36-vjeçari u largua nga Bajerni pas 12 vitesh dhe vazhdon të jetë akoma lojtar i lirë. Klop është një fans i madh i francezit dhe ka qenë gati t’i ofrojë një kontratë.

L’Equipe zbulon edhe shkakun e mos arritjes së akordit. Asnjë lojtar nuk është larguar dhe nuk është liruar një vend i lirë për Riberi. Tifozët janë të ndarë sa i përket kësaj mundësie.

Ka nga ata që janë kundër dhe nuk e shohin Liverpulin si një vend “pensionistësh”, ndërsa të tjerë janë entuziastë dhe besojnë ende te kualiteti i Riberi, pavarësisht se 36 vitet mbi supe bëjnë të veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online