Arsenali hakmerret ndaj Bajernit, por në një miqësore pa vlerë

0

Është luajtur sot në Kinë një takim miqësor mes Arsenalit dhe Bajernit, sfidë e mbyllur 1-1 në kohë të rregullt, në temperatura mbi 33 gradë n Shanghai. Triumfoi me 11-metërsha 3-2 Arsenali, që u tregua më i saktë.

Një gol me penallti i Levandovskit në fillimin e ndeshjes krijoi përshtypjen se Bajerni do të vazhdonte traditën e suksesshme ndaj Arsenalit, por një gol i Ajuobit në fundin e ndeshjes ka mjaftuar që ekipet t’u drejtohen penalltive.

Lojtarët e Arsenalit kanë qenë më të saktë nga pika e bardhë. Për Arsenalin shënuan Ramsej, Monreal dhe Ajuobi, ndërsa për Bajernin shënuan Humels dhe Koman. Ndeshja ka folur në përgjithësi në favor të Bajernit, por në fund rezultati i ka buzëqeshur skuadrës së drejtuar nga Arsen Venger.

Kjo fitore shihet si një hakmarrje e vogël ndaj Bajernit, pasi në 3 ndeshjet e fundit skuadra bavareze ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 5-1. Të dyja ekipet janë në turneun veror në Azi së bashku me Dortmundin, Çelsin, Milanin, Interin dhe Lionin. Në krye të klasifikimit qëndron Dortmundi, pas asaj fitore 3-1 ndaj Milanit ditën e djeshme. Ekipi gjerman ndiqet nga Arsenali, Bayerni dhe në fund Milani. Pritet ndeshja tjetër midis Interit dhe Lionit, në datën 24 korrik.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here