Pas lojtarëve, Duro merr edhe ndihmëstrajner nga Tetova

0

Që në muajin maj “infosport.mk” publikoi lajmin se Shpëtim Duro dëshironte të merrte Jeton Beqirin në Vlorë. Bëhej fjalë për trajnerin e skuadrës U-19 të Shkëndijës së Tetovës, që ishte një ndër ekipet më të mira të sezonit të fundit.

Beqiri ka drejtuar në momente emergjence edhe ekipin e parë, duke pasur një mesatare shumë të mirë pikësh, por ka punuar edhe si ndihmëstrajner, ndaj Shpëtim Duro, i cili e njeh mirë, ka vendosur ta marrë në Vlorë.

Tashmë është zyrtare: Beqiri shkon në Vlorë, atje ku bashkohet sërish me Shpëtim Duron, me të cilin bashkëpunoi  në dy periudha të tij te Shkëndija.

Në janar kjo lëvizje nuk u realizua, por bisedimet kanë vazhduar këtë verë dhe Beqiri shkon në Vlorë, duke refuzuar disa oferta nga Maqedonia e Kosova.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.