Alegri: Mungesë besimi, luajtëm vetëm 45 minuta

0

Trajneri i bardhezinjve: Mesi goditi tre herë portën tonë, shënoi dy gola dhe një shtyllë. Higuain? Duhet të jetë më i qetë

“Mbrëmje e hidhur? Djemtë kanë bërë një pjesë të parë shumë të mirë, pastaj është normale që duhet të shfrytëzojmë rastet që na dalin. Kemi pasur shumë raste, pastaj në rastin e parë që atyre u është paraqitur, shënuan”. Masimiljano Alegri e ka nisur kështu komentin e tij për humbjen e mbrëmshme në “Camp Nou” përballë Barcelonës. “Ata, – ka shtuar Alegri, – kanë në gjirin e tyre një lojtar si Mesi që ndryshon ndeshjet. Nuk kemi pasur forcën në pjesën e dytë për të mbajtur gjallë ndeshjen. Kemi gabuar. Reagimi ynë? Në këtë ndeshje nuk mund të luanim “armën e bardhë”, kemi pësuar tre gola në mënyrë paradoksale nga tre zbritjet e tyre. Mesi ka goditur tre herë portën tonë, ka shënuar dy gola dhe ka goditur shtyllën. Ne kemi gabuar shumë, nuk kemi pasur forcën për të qëndruar në ndeshje deri në fund.  Në Torino, edicionin e shkuar jemi treguar të aftë për të shfrytëzuar rastet, kjo është një tjetër Champions, nuk e kemi nisur mirë grupin”.

HIGUAIN – Ndërsa, për Higuainin, i cili ka qenë totalisht në hije mbrëmë, Maks ka thënë: “Higuain duhet të qëndrojë më i qetë në këto ndeshje, ndonjëherë ul kokën më shumë sesa duhet. Nuk duhet të mendojmë se shkojmë në Barcelonë për të dominuar, nuk duhet të jemi fodullë. Duhet ta nisim nga pjesa e parë”.

MUNGESAT – “Sot, – ka shtuar Alegri, – kemi pasur shumë pak agresivitet, mungesat nuk janë një alibi. Ata që kanë zbritur në fushë kanë bërë një ndeshje të mirë për 45’. Por më pas të gjithë u gjendëm në vështirësi në pjesën e dytë. Duhet të punojmë për këto gjëra më shumë. Megjithatë, ishte një humbje dhe sigurisht që nuk duhet të na e ulë moralin”, ka sqaruar Alegri.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image