Juliano provon ”boshtin” për Kukësin, sulmi pushim

Trajneri i Partizanit nis provat gjenerale për verilindorët. Luajnë titullarët, rikthehen Batha, Krasniqi dhe Kalari, të tjerët në stërvitje në Tiranë

Partizani ka një grup prej 25 lojtarësh dhe konkurrenca është mjaft e madhe. Trajneri Mark Juliano po e vuan jo pak këtë pjesë dhe problemet e para janë shfaqur që pas ndeshjes me Laçin. Humbja nuk i jep të drejtë trajnerit për uljen në stol të disa prej titullarëve të vitit të kaluar, por kupa do të jetë shansi i tyre për t’i treguar trajnerit italian se ka gabuar se nuk i ka përfshirë në sfidën kundër kurbinasve. Kjo sfidë mund të sjellë edhe debutimin zyrtar të sulmuesit Edgar Çani. Qëndrimi i tij në stol është konfirmuar edhe nga vetë trajneri Juliano, por edhe nga drejtori Preiti, në konferencën e djeshme për shtyp.

Ndeshja e sotme në Kuçovë do të sjellë provat gjenerale për takimin e së hënës ndaj Kukësit, pasi numri një i pankinës do të provojë boshtin e ekipit që do të hedhë në fushë kundër verilindorëve. Sulmi do të jetë pushim, ndërsa futbollistët që nuk do të luajnë dhe nuk janë grumbulluar do të zhvillojnë një seancë stërvitore në Tiranë.

PROVAT PWR BOSHTIN – Naftëtari është një kundërshtar i mirë përpara ndeshjes me Kukësin. Juliano nuk ka ndërmend të pushojë futbollistët, pasi do të përgatisë formacionin për takimin ndaj Kukësit. Mbrojtja dhe mesfusha duket se do të jetë e tillë edhe ndaj kampionëve në fuqi të vendit. Hoxha mund ta nisën nga minuta e parë. Në krahun e djathtë të mbrojtjes Fejuzllahi. Krasniqi rikthehet në formacion duke zëvendësuar Atandën që gaboi ndaj Laçit, ndërsa Labit i besohet përsëri. Në krahun e majtë rikthehet Kalari, që zëvendëson Kotobellin, gjithashtu me një përformancë jo të mirë ndaj Laçit. Përpara mbrojtjes rikthehet Batha që do të vendoset përkrah La Kamera. Juliano do të shohë nëse bindin së bashku. Adorjan përpara tyre, ndërsa nga krahët do të luajë Herrera në të majtë dhe Xhixhiua në djathtë. Panamezi ka shansin e tij për të treguar veten. Në sulm do të luajë Bardhi.

SULMI – Juliano ka vendosur të pushojë sulmin. Trashi, Vila dhe Sukaj nuk janë grumbulluar dhe do të rrinë në Tiranë. Atanda gjithashtu nuk do të udhëtojë, ndërsa stafi teknik do të zhvillojë një seancë stërvitore në kryeqytet me lojtarët që nuk janë grumbulluar.

 

 

Formacioni i mundshëm i Partizanit (4-2-3-1)

Hoxha

Fejzullahi Krasniqi Ibrahimi Kalari

Batha La Kamera

Xhixhua Adorjan Herrera

Bardhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online