Alegri: Më mirë që ika tani, sesa në tetor!

Juve-Atalanta ishte një festë për të gjithë, edhe për ata që largohen dhe nuk do të kthehen më te Juve, si trajneri Maks Alegri, i cili drejtoi ndeshjen e fundit në Torino, si trajner i bardhezinjve.

“Klubi do të bëjë zgjedhjen më të mirë, për të vijuar të fitojë në Itali dhe të tentojë suksesin edhe në Europë. Për fat të keq, kundër Ajaksit nuk ishim në formë të mirë dhe shpenzuam shumë energji pas ndeshjeve me Atletikon”, tha Alegri pas ndeshjes kundër Atalantës.

Seria A pronë e Juves, duket sikur nuk ka më asnjë vlerë: “Kampionati është i lehtë? E ka bërë Juve të duket i lehtë, por është shumë e vështirë të fitosh, sidomos për shumë vite rresht. Lë një skuadër gati të dominojë sërish dhe të tentojë fitimin e Champions League sezonin e ardhshëm”.

E ardhmja e Alegrit? “Do të shoh cilësinë e skuadrës që më kërkon, kur të kem oferta. Nuk pranoj nëse nuk bindem nga materiali që do kem në dispozicion. Dua të kem stimuj. Roma? Asnjë telefonatë, por nuk dua të flas për ekipet e tjera. Nuk kam thënë që do bëj një vit pushim, por duhet të kem zgjedhjen e duhur, për t’u zbavitur. Jeta është plot të papritura, të shohim”.

Po divorci me Juven? “Klubi vendosi kështu dhe po mos ta bënte, ndoshta në tetor do e shihnim veten mes problemeve që do ndërlikonin gjithçka. Për këtë arsye, më mirë kështu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *