Albpetroli “bën zap” Apoloninë

0

Skuadra fierake ka ende shumë punë për të bërë deri në startin e garës

Apolonia dhe Albpetrol kanë zhvilluar mes tyre “derbin” miqësor në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”. Takimi është mbyllur në paqe, 1-1, me nga një gol në secilën pjesë, fierakët në të parën dhe patosarakët në të dytën. Loja ka qenë jo në nivelet e pritshme, sidomos nga ana e Apolonisë. Në 45′ e para fierakët luajnë disi më mirë, por nuk krijojnë shumë raste në portën e Harizajt. Në 26′, Dimo ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi nga e djathta, paralel me vijën anësore, prirët me portën patosarake. Kapiteni fierak gjuan saktë me të majtën e tij dhe topi pushon në rrjetë. Reagon skuadra e Mihos, që më shumë se gjysmën e vet i ka ish-lojtarë të Apolonisë. Megjithatë, pjesa e parë nuk ka ndryshime dhe Apolonia fiton falë përvojës e jo falë lojës. Pjesa e dytë është më e mirë për Albpetrolin, që luan më i çliruar, zotëron mesfushën dhe krijon raste. Miho udhëzon vazhdimisht që skuadra të jetë më këmbëngulëse në repartin ofensiv. Loja fiton nerv, madje ka dhe momente të panevojshme gjaknxehtësie e si pasojë ndëshkohen me karton të kuq Krasniqi i Apolonisë dhe Sako e Hatija të Albpetrolit. Në minutën e 65-të krijohet rrëmujë në portën e Apolonisë, pas një krosi nga e djathta e sulmit mik. Përfiton Kapo, i cili e shtyn topin në rrjetë dhe barazon shifrat në 1-1. Edhe pas golit është Albpetrol, që luan më mirë, por rezultati nuk pëson ndryshim gjer në “bilbilin” e fundit. Në fundjavë, Apolonia do të luajë një tjetër miqësore kundër Korabit, ndërsa Albpetrol do të presë në “Alush Noga” Bylisin e Ballshit.

APOLONIA – ALBPETROL 1-1

Shënues: Dimo 26′ / Kapo 65′

APOLONIA: Çako, Braka, Kuçi, Velo, Broshka, Troka, Llambi, Hysenshahaj, K. Prifti, Dimo, Krasniqi. (U aktivizuan: Hasfatia, Sota, Bega, Kondaj, Andoni, Kondakçiu, Lamaj, Velaj, Çërraga). Trajner: N. Kashami.

ALBPETROL: Harizaj, Kapo, A. Prifti, Sako, Fasko, Naçi, Hatija, Hidersha, N. Prifti, A. Lalaj, Caushaj. (U aktivizuan: Baba, Hasani, Hena, Balla, N. Lalaj, Papingu). Trajner: M. Miho.

GJYQTARË: E. Sino, O. Grabova, D. Çepele (Fier).

KARTONË TË KUQ: Krasniqi,  Sako, Hatija.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here