Manaj luan ndeshjen e parë si titullar, fillim i vështirë në Spanjë

Rey Manaj është transferuar në fund të verës te Granada, në divizionin e dytë spanjoll. Ku shpreson të riniset nga e para, pas një sezoni problematik, mes Peskarës e Pizës, në Itali. Sulmusi shqiptar është huazuar nga Interi te Granada, që ka të drejtën e blerjes për dy milionë euro.

Debutimi i Manajt erdhi të premten e shkuar, në barazimin 2-2 ndaj Barcelonës B, në një sfidë ku Manaj pati pak minuta në dispozicion dhe nuk u pa shumë në fushë, përveç një kartoni të verdhë dhe një faulli të fituar pranë zonës kundërshtare, që i kushtoi kartonin e verdhë një kundërshtari.

Mbrëmë Manaj luajti ndeshjen e parë si titullar, në kupë në Zaragoza, ku erdhi një humbje 3-0. Granada luajti mjaft dobët dhe Manaj nuk bënte përjashtim, duke u zëvendësuar pas një ore lojë, pak pasi Zaragoza kaloi në avantazh me 11-metërsh. Vendasit dominuan dhe Granada nuk bëri asgjë në fazën sulmuese, ndërsa Manaj e nisi pjesën e dytë duke marrë karton të verdhë për lojë të rrezikshme. Gjithsesi, kupa ishte më shumë një kompeticion për eksperimente për Granadan, që nuk ka fituar ende në kampionat dhe mendjen e ka te sfida e së dielës në Tenerife.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online