Afrikanët e Tiranës kanë mbetur në Antalia, problem vizat

0

Muguna me shokë nuk kanë viza. Debutimi zyrtar shtyhet pas ndeshjes së kampionatit

Olsi Avdiaj

Tirana ka mbërritur më 25 janar në kryeqytet rreth mbrëmjes, por jo të gjithë futbollistët kanë ardhur në Tiranë. Gjithçka është mbajtur e fshehtë dhe mësohet se Toni Mauexhe, Junus Sentamu, Musa Muhamed, Samson Iliasu dhe Keneth Muguna kanë mbetur në Antalia. Shkaku? Nuk kanë vizë për të udhëtuar drejt Tiranës dhe kështu janë bllokuar në Turqi. Ironike me të vërtetë, sepse klubi Tirana bëri të pamundurën që futbollistët të ishin në Turqi dhe tani nuk do t’i ketë për ndeshjen e parë të kampionatit.  Së bashku me lojtarët në Turqi është edhe përgatitësi atletik i skuadrës, i cili po vazhdon fazën përgatitore për pesë emrat e mbetur larg Tiranës.

Shkurt, lojtarët janë bllokuar dhe nuk mund të udhëtojnë drejt Tiranës. Sipas informacioneve, asnjë prej futbollistëve nuk ka vizë për të ardhur në Shqipëri dhe në këto kushte është mësuar se klubi bardheblu ka çuar pasaportat në Stamboll, që lojtarët e huaj, të pajisen me vizë në ambasadën tonë. Më pas pasaportat do të shkojnë në Antalia me postë dhe me marrjen e dokumentacionit të identifikimit lojtarët do të udhëtojnë drejt Tiranës. Sipas të gjitha gjasave futbollistët do të marrin në dorë nesër, e shumta të dielën, pasaportat, ndërkohë që ditën e hënë ata do të jenë në Tiranë për të nisur përgatitjet me grupin. Në fakt edhe më parë lojtarët e huaj kanë mbetur jashtë grumbullimeve. Mauexhe vitin e shkuar mbeti disa javë në Uganda për shkak të vizës, ashtu si edhe Junus Sentamu e lojtarë të tjerë afrikanë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.