Rekord! Monako blen 16-vjeçarin italian për 25 milionë euro!

Një vit më parë Nejmar transferohej nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro dhe futbolli ka ndryshuar një herë e përgjithmonë. Tashmë edhe lojtarët mediokër vlejnë disa milionë euro dhe talentet paguhen sa qimet e kokës.

Për këtë arsye, nuk duhet të habitë lajmi se sulmuesi 16-vjeçar Pietro Pellegri bëhet më i shtrenjti në histori për moshën e vet, sepse Monako e ka blerë për 25 milionë euro nga Xhenoa.

Djaloshi i artë i Xhenoas ka shënuar 3 gola në 9 ndeshje në Serinë A, dy gola këtë sezon.

Askush në histori nuk ishte paguar kaq shtrenjtë në moshën 16-vjeccare, Ndërkohë që Xhenoa mban edhe 10% të shumës në rast rishitjeje për më shumë 40 milionë euro.

Një disfatë për Juventusin, që e kërkonte me çdo kusht Pelegrin, por asnjëherë nuk iu afrua shifrës së Monakos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online