103-vjeçari i mahnit të gjithë, qindra kilometra për klubin e zemrës!

0

Sakrificat e tifozëve për të ndjekur ekipet e zemrës janë ndër më të bukurat dhe të veçantat. Nuk ka rëndësi forma e ekipit, largësia e transfertës, apo mosha. Xhesi Ueb nuk do t’ia dijë për këto dhe gjatë ndeshjes së 2 shkurtit kundër Ipsuiçit në transfertë, ai ka udhëtuar 7 orë për të qenë afër ekipit të tij.

Deri tani asgjë e veçantë, por Xhesi është 103 vjeç dhe mbështet Shefilld Uensdi që nga viti i largët 1923! Ai ka ndërmarrë udhëtimin e gjatë dhe ekipi i tij ia ka shpërblyer duke mposhtur vendasit me rezultatin 0-1.

Diçka e tillë ka bërë bujë në vendin ishullor dhe të shumta kanë qenë komentet pozitive në rrjetet sociale. Tifozët e Ipsuiçit e kanë mirëpritur Xhesin, i cili nuk ka ndërmend të ndalet së mbështeturi Shefilldin e tij.

Në Angli janë të zakonshme raste të tilla. Para pak ditësh u nda nga jeta dhe ultrasja e falshme e Uest Hemit, Mabel Arnold në moshën 102 vjeçare. Ajo ndiqte “Çekiçët” prej 84 vitesh në stadium.

Gjatë festimit të 100-vjetorit të saj, tifozët e Uest Hemit këndonin në ndeshjen kundër Palas: “Ne kemi Arnold dhe nuk e besojmë se ju e kuptoni çfarë do të thotë”. Një moment special dhe i veçantë, ndërsa klubi i saj do të organizojë diçka për të në ndeshjen e 22 shkurtit kundër Fulhemit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.