Tashmë është zyrtare dhe Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol, do të jetë një lojtar i Flamengos. Sulmuesi i Interit ka kaluar në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, ndërsa klubi i ri do t’i paguajë rrogën prej 2.3 milionë eurosh.
22-vjeçari e mbylli sezonin e fundit me Santosin, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit me 18 gola të shënuar. Zyrtarizimi është bërë nga klubi i Flamengos në “Twitter”, duke i uruar mirëseardhjen Gabigolit.
GABIGOL É DO MENGÃO!
AGORA PODE COMEMORAR, NAÇÃO! É OFICIAL!#BemVindoGabigol pic.twitter.com/LVMfPk41ft
— Flamengo (@Flamengo) January 11, 2019
Një tjetër zyrtarizim, kësaj radhe në Serie A. Manolo Gabiadini është rikthyer te Sampdoria, aty ku luajti gjatë sezoneve 2013-2015, duke shënuar 15 gola në kampionat. Sulmuesi do të huazohet deri në fund të sezonit për shumën e 3 milionë eurove, ndërsa Sampdoria ka detyrimin e blerjes së 27-vjeçarit në verë për shumë e 9 milionë eurove. Me pak fjalë, 12 milionë euro në arkat e Sauthemptonit, shumë që do të paguhet brenda tre viteve.
? Bentornato #Gabbiadini: arriva dal @SouthamptonFC a titolo definitivo ? https://t.co/CXxb2kHNpH pic.twitter.com/QLtZwqNwZs
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) January 11, 2019
Manolo votes for Europe. And you? pic.twitter.com/WdtS0f2ZGQ
— Sampdoria English (@sampdoria_en) January 11, 2019