Supersfida e peshave të rënda në boks, mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury, do të riluhet.
Nuk është ndonjë surprizë, sepse ndeshja e shumëpritur përfundoi në barazim pak ditë më parë dhe të dy boksierët në deklaratat pas ndeshjes thanë se një riluajtje do të ishte vendimi i duhur.
Sfida e luajtur në Amerikë nuk pati fitues, sepse Fury zhvilloi një betejë fantastike, edhe pse ra dy herë knock-down.
Tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i WBC, Këshillit Botëror të Boksit, që me një komunikatë për shtyp ka konfirmuar se sfida ka marrë dritën jehsille që të riluhet.
WILDER VS. FURY II ; The WBC conducted a voting through the Board of Governors, which resulted in a unanimous agreement to sanction a direct rematch between WBC heavyweight champion Deontay Wilder and Tyson Fury.https://t.co/0RhUoV4CJt #WBC #Boxing #GreenBelt
— World Boxing Council (@WBCBoxing) December 7, 2018