Spaleti: Gabime banale, tani nuk do fle një javë…

0

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, ishte dukshëm i zhgënjyer pas humbjes kundër Juventusit në Juventus Stadium.

Një ndeshje shumë e mirë nga Interi, që për një orë ishte shpesh edhe skuadra Superiore në fushë, por mjaftoi goli i Manxhukiç që makina zikaltër të fikej.

“Ka situata që nuk i lexojmë mirë, ndryshe nga Juventusi, që tek interpretimet nuk gabon kurrë. Natyrisht, po të shënonim të parët gjithçka do ishte ndryshe. Bëmë gabime banale, humbëm për vogëlsira që në fund bëjnë diferencën. 

“Ikardi? Bëri atë që duhej, vrapoi shumë dhe sot ishte edhe më mirë se në shumë raste të tjera.

“Para golit po thërrisja Zhoao Mario, sepse nuk ishte rreshtuar në vijën mbrojtëse, këto janë gabimet në përqendrim që nuk duhen bërë  

“Ndërrimi i Politanos? Sulmuesi duhej të qëndronte me i tërhequr, për të mbuluar Kanselon. Doja një lojtar teknik për të shtuar cilësinë në mesfushë, Borja Valero e di kur duhet bere pasimi, kur duhet mbas jtur topi apo shtuar ritmi. Tani nuk do fle deri te shtunën e ardhshme”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.