Shumë lëvizje te Tirana ditën e sotme. Pas zyrtarizimit të katër prurjeve, vjen lajmi se Ilion Lika ka rinovuar me klubin bardheblu. 39-vjeçari do të mbrojë ngjyrat e Tiranës edhe për një vit tjetër. Lajmi është bërë i ditur nga klubi në faqen zyrtare të “Facebook”.
Lika është një nga lojtarët më me eksperiencë në “Selman Stermasi”. Kryeqytetasi ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës me këtë klub dhe duket se do të jetë po ai “streha” e fundit para se të mbyllë karrierën. Viti i ardhshëm do të jetë i shtati me 24-herë kampionët e vendit.
Sezonin e shkuar, pjesën më të madhe të kohës e kaloi në stol. Megjithatë, pasiguria e Abibit bëri që ai të rikthehej titullar. Ilioni rezultoi një pikë kyç në luftën për të mbajtur Tiranën në elitën e futbollit shqiptar. Edhe sezonin e ri, me shumë mundësi do e nisë në formacionin e parë të Memës.