1 milionë euro në javë, ylli europian refuzon çmendurinë kineze!

Milionat kineze e tundojnë çdo lojtar, sidomos ata që janë në hapat e fundit të karrierës. Ofertat financiare janë të majme dhe mjaftojnë një ose dy vite në Azi për të mbushur plot llogaritë bankare.

Megjithatë, ka edhe nga ata që refuzojnë Kinën dhe milionat pafund. Në drejtim të Garet Bejl ka ardhur një ofertë e çmendur. 1 milionë euro në javë ofron një klub, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Marca raporton se sulmuesi uellsian ka refuzuar ofertën dhe mundësinë për t’u bërë futbollisti më i paguar në planet. 29-vjeçari as që ka ndërmend të largohet nga Real Madrid.

Trajneri Zidan ia ka bërë të qartë se nuk e llogarit në planet e tij, por Bejlit nuk i bën përshtypje. Ai ka edhe tre vite kontratë me “Los Blancos” dhe është i bindur që do arrijë të bindë trajnerin francez që t’i besojë sërish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online