Klubi i Skënderbeut ka bërë zyrtare firmën me mesfushorin Shqiprim Taipi. Futbollisti 21-vjeçar vjen nga kampionati maqedonas, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Shkëndijës. Taipi krahas pasaportë së Kosovës disponon edhe atë të Shqipërisë.
Në njoftimin e bërë nga klubi korçar, bëhet e ditur se lojtari më i ri i “ujqërve” ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore për dy vite e gjysmë.
Mesfushori i lindur në Bujanovc është afrimi i dytë i Skënderbeut pas Elmir Asanit, i cili firmosi para pak ditësh.