Milani më në fund ka arritur të bëjë shitjen e parë të kësaj merkatoje. Patrik Kutrone është lojtari më i ri i Ulvërhempton. “Ujqërit” ishin të interesuar prej kohësh për sulmuesin dhe sot kanë mbyllur çdo detaj të kontratës së re.
Blerjen e tij e ka zyrtarizuar vetë klubi anglez në rrjetet sociale. Nuk bëhen ende të ditura detajet e këtij operacioni, megjithatë disa informacione kanë rrjedhur. Milani do të arketoje 22 milionë euro nga shitja e tij, ndërkohë që lojtari pritet të firmosë kontratë 5-vjeçare.
Kutrone është një prej sulmuesve më të talentuar në Itali, megjithatë Milani kurrë nuk besoi kurrë në aftësitë e tij. Vitin e fundit vuajti praninë e Higuain dhe Piatek, që e lanë në stolin e rezervave në shumicën dërrmuese të kohës.
We’re delighted to announce that Patrick Cutrone has become our latest summer signing! #WelcomeCutrone
??? pic.twitter.com/jq1kTQf9v5
— Wolves (@Wolves) July 30, 2019