Zyrtare: Metz pengon Balliun, Panuçi gjen zëvendësuesin

Trajneri Kristian Panuçi e paralajmëroi në konferencën e djeshme për shtyp se mund të kishte një tjetër lëvizje në listë dhe kështu ka ndodhur. Mbrojtësi Ivan Balliu nuk është lejuar të bashkohet me kombëtaren nga francezët e Metz dhe kjo ndodh për të dytën herë.

FSHF e ka ftuar atë 13 ditë përpara, por te Metz kanë qenë të vendosur të zbatojnë rregulloren. Kështu Panuçi ka ftuar një tjetër lojtar për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi Elseid Hysaj është i pezulluar me kartonë.

Kështu Egli Kaja do të jetë në dispozicion të trajnerit italian për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin. Vetë lojtari e ka njoftuar diçka të tillë dhe për këtë ndihet shumë i lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online