Rastësia e pabesueshme e derbit të Mançesterit

Mançester Siti e dominoi derbin me rivalët e mëdhenj të Junajtid, duke e shkatërruar skuadrën e Zhoze Murinjos me rezultatin 3-1. Një spektakël më vete, ai që dhuroi ekipi i Pep Guardiolës, që për sezone me radhë duket se është një nivel më lart se kundërshtarët e përjetshëm.

Në ndeshjen ku “sitizëns” u rikthyen në krye të renditjes në Premier Ligë, u regjistruar një koiçidencë e pabesueshme. Gjithçka lidhet me golin e Sergio Agueros, i cili rriti përkohësisht avantazhin në 2-0 në minutën e 48-të të ndeshjes.

I njëjti kënd… Të njëjtët lojtarë: Aguero dhe De Gea… I njëjti përfundim, me topin që shkoi në rrjetë… Historia, që u përsërit pas pesë vjetëve. Edhe në ndeshjen e vitit 2013, sulmuesi argjentinas kishte shënuar në të njëjtin pozicion, me portierin që nuk mund të bënte asgjë.

Ndryshimi është se ndeshja e pesë viteve më parë u fitua me rezultatin 4-1 nga Mançester Siti. Në atë përballje Aguero realizoi dy gola. Në atë periudhë, Siti drejtohej nga Manuel Pelegrini, ndërsa Junajtid nga Devid Mojs.

Në sezonin 2013/2014, “sitizëns” fituan titullin, duke e mbyllur kampionatin me 86 pikë, 22 më tepër se “Djajtë e Kuq”, të cilët u renditën në vendin e shtatë. Në sezonin aktual, situata duket e njëjtë: Mançester Siti kryeson me 32 pikë pas 12 javëve të para, ndërsa Junajtid pozicionohet në vendin e tetë, me 10 pikë më pak. Ndoshta, kjo është historia që përsëritet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online