ZYRTARE, Mbape shkon te PSG!

Ishte gjithçka e mbyllur, por kur në lojë janë kaq shumë milionë, duhet ta shohësh që ta besosh.

Sot ka ardhur edhe lajmërimi zyrtar: Kilian Mbape është zyrtarisht i PSG-së.

Supertalenti i Monakos, autor i 26 golave sezonin e shkuar, është transferuar në Paris, në huazim, për të evituar thellimin e gropës së shpenzimeve, pas 22 milionë eurove për Nejmarin.

Megjithatë, verën e ardhshme Mbape do të transferohet në Paris për 180 milionë euro, duke u bërë futbollisti i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Dhe është vetëm 18 vjeç!!!

Një biznes fenomenal i Monakos, që këtë verë ka vendosur rekorde, sepse ka shitur disa titullarë dhe ka arkëtuar 50 milionë e lart për secilin, deri te rekordi i Mbapesë, ndërsa ka blerë thuajse një formacion, duke shpenzuar shumë pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online