Ndodh ajo që pritej, Lautern largon Alijin

0

U mundua gjithë verën t’i gjente sistemim, u fol edhe për huazim në Poloni, por në fund Kaizerslautern nuk ka pasur zgjidhje tjetër veçse të prishë kontratën me Naser Alijin.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, vetëm 23 vjeç, kaloi në Bundesligën 2 në vitin 2016 dhe luajti 20 ndeshje sezonin e shkuar, duke dhënë dy asiste.

Gjithsesi, si Lautern, ashtu edhe Aliji, patën një sezon të dobët dhe këtë verë klubi gjerman, në krizë financiare e sportive, ka larguar shumë lojtarë.

Sot e ka pasur radhën Aliji, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon dhe tashmë kontrata e tij deri në vitin 2019 është zhvlerësuar.

Nuk dihet ende nëse Aliji ka gjetur një skuadër tjetër, sepse koha është vërtet e pamjaftueshme, por nëse mbetet pa ekip deri në janar, kthimi në kombëtare do të bëhet i pamundur për të ardhmen.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.