Zyrtare: Marko Pjaca i Fiorentinës, detajet e marrëveshjes

Tashmë është zyrtare. Marko Pjaca është lojtari më i ri i Fiorentinës. Juventus ka konfirmuar transferimin e kroatit në Firence. 23-vjeçari është huazuar tek Fiorentina, e cila ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij. 2 milionë euro të paguara për huazimin një-vjeçar dhe 20 milionë të tjera për blerjen e plotë të kartonit të anësorit ofensiv.

“Juventus konfirmon se marrëveshja me klubin e Fiorentinës për huazimin e Marko Pjacës, deri në 30 qershor të vitit 2019, është finalizuar për shumën e 2 milionë eurove. Marrëveshja siguron dhe të drejtën e Fiorentinës për të blerë përfundimisht lojtarin për shumën e 20 milionë eurove, që do të paguhen në tri vitet e ardhshme”, njofton klubi bardhezi.

Në janar të këtij viti, Pjaca u huazua tek gjermanët e Shalke 04, ndërsa tashmë është gati të nisë aventurën e re me ekipin “Vjollcë”, duke përforcuar repartin ofensiv të ekipit të Piolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online