Përforcimi i parë i PSG-së për sezonin e ardhshëm do të jetë drejtori i ri sportiv,Leonardo. Braziliani mbylli bashkëpunimi me Milanin ku punoi për një sezon dhe tani është zyrtarizuar te kampionët e Francës.
Ky është një rikthim i Leonardos në Paris, ku ka punuar në vitet 2011-2013, periudhë kjo ku vuri themelet e PSG-së moderne me blerje si Zllatan Ibrahimoviç, Tiago Mota, Marko Verrati dhe Tiago Silva.
Leonardo pason portugezin Antero Henriko, ky i fundit mundi ndërpreu me marrëveshje bashkëpunimin me kampionët e Francës.
? "ANNOUNCE LEONARDO!"
???? OK…
? Welcome back, @leo_de_araujo! pic.twitter.com/8gEyBNjMqw
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) June 14, 2019
“Jam shumë i lumtur që po rikthehem te PSG. Ky klub ka qenë shumë i rëndësishëm për karrierën dhe jetën time. Kam kaluar momente emocionuese si lojtar dhe më pas si drejtor sportiv. Sot rikthehem me shumë energji te ku klub që e respektoj nga zemra”, tha Leonardo në fjalët e tij të para si drejtori sportiv i PSG-së.