Zyrtare: Kontratë e re për mesfushorin, çfarë goditje e Çelsit!

Çelsi ka bërë një lëvizje mjaft të zgjuar, duke rinovuar kontratën me një lojtarët më të mirë që ka në ekip. Ngolo Kante, mesfushori francez që luan sezonin e tretë me blutë, ka nënshkruar kontratën e re dhe do të pjesë e londinezëve deri në vitin 2023.

Mesfushori është nga më të mirët në botë në pozicionin e tij dhe sigurisht që ky është një lajm shumë i mirë për trajnerin Mauricio Sarri. Klubi londinez e ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e kontratës së re me Kante.

https://www.facebook.com/ChelseaFC/videos/184771645802558/

“Jam i lumtur ta zgjas bashkëpunimin me Çelsin, kanë qenë dy vite të bukura këtu dhe uroj që më shumë të vijnë më pas. Që kur kam ardhur, jam përmirësuar si lojtar, kam sfdiduar veten dhe kam marrë çmime që kurrë nuk i kisha menduar. Më pëlqen qyteti, më pëlqen klubi dhe jam i lumtur të qëndroj për më shumë kohë këtu”, është shprehur mesfushori për faqen zyrtare të klubit.

Edhe te Çelësi janë shumë të kënaqur që një lojtar dhe njeri si Kante e pranoi ofertën e tyre për të nënshkruar kontratën e re. Përulësia e tij i ka bërë për vete të gjithë në Londër dhe normalisht rinovimi i marrëveshjes me të është një veprim i zgjuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online