Beteja e Vlorës, Flamurtari e Partizani “mprehin shpatat”

Flamurtari-Partizani përballen sot mes tyre dhe pritet një ndeshje mjaft e luftuar. Vlonjtatët për këtë takim kanë mungesa të rëndësishme. Goran Siljanovksi është i pezulluar me kartonë, kurse Danilo Alvesh ende nuk është rikuperuar. Gjithsesi gatishmëria e Elton Kale, debutues me vlonjatët, qetëson trajnerin Ilir Daja.

Nga ana tjetër te Partizani mungesa e vetme është ajo e kapitenit Alban Hoxha. Portieri u dëmtua në ndeshjen me Laçin dhe nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë. Dëmtimi në gju e ka penalizuar cërrikasin dhe në vend të tij do të luajë Dashamir Xhika. Pjesa tjetër e formacionit të Partizanit do të jetë ajo e ndeshjes së shkuar me kurbinasit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14

E premte, më 23 nëntor, ora 18:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI-PARTIZANI

FLAMURTARI: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Alla, Musta, Useini, Batha, Mustafa, Torasa, Kale, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

PARTIZANI: Xhika, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Kote, Mala, Asani, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

GJYQTARË: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti, Denis Rexha; GJYQTARË LINJE:  Kreshnik Cjapi, Kreshnik Barjamaj

Kjo përballje vlen shumë për Flamurtarin, që duhet të marrë pikët e plota për të luftuar për vendin e tretë në klasifikim. Po kaq e rëndësishme është edhe për Partizanin. Të kuqtë janë në krye dhe Skënderbeu është gati të shfrytëzojë gabimin e tyre.

Sa i takon gjyqtarit, është përzgjedhur ndërkombëtari Enea Jorgji. Emigers Ganxhi dhe Astrit Mahmuti janë asistentët e tij. Duke qenë një ndeshje e rëndësishme, do të ketë edhe gjyqtarë pas portave, konkretisht Kreshnik Cjapi dhe Kreshnik Bajramaj.

ÇMIMET E BILETAVE, FLAMURTARI-PARTIZANI
(Stadiumi “Flamurtari”, e premte, ora 18:00)
Tribuna qendrore – 700 Lekë
Tribuna A&B – 400 Lekë
Tribuna D – 200 Lekë
Tribuna C (Miqtë) – 300 Lekë
SHITJA: Biletat në shitje nga dita e Enjte pranë biletarisë së stadiumit “Flamurtari” nga ora 10:00-18:00.
Të Premten, për tifozët e Partizanit do të vendoset një pikë pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” nga ora 11:30!

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/720382718331804/?type=3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online