Është zyrtare. Ander Herrera është lojtari më i ri i PSG. Mesfushori spanjoll do të jetë pjesë e klubit francez për pesë vitet e ardhshme. Ai ka firmosur kontratë deri në vitin 2024 prej secilës do përfitojë 7 milionë euro në sezon. Spanjolli vjen në Paris si një transferim i lirë pas përfundimit të kontratës me Mançester Junajtid.
Herrera pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë në mesfushë bashkë me Verratin. 29-vjeçari vjen me qëllimin për të mbuluar hapësirën e lënë bosh nga Rabiot, i larguar te Juventusi. Herrera kishte një sërë ofertash nga gjigantë të Evropës, por Parisi ishte klubi që kënaqi interesat e tij.
Spanjolli është zyrtarizuar nga PSG në faqen e klubit në “Twitter”, ku shfaqet me uniformën e re duke luajtur lojën e njohur “FIFA 20”. Në ditët e ardhshme pritet prezantimi në ambientet e stadiumit “Parc de Princes”.
???? @EASPORTSFIFA
Now the game can begin! ??
?? #ICICESTPARIS pic.twitter.com/a2JqcdIizQ
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 4, 2019