Astrit Ajdareviç është zyrtarisht lojtar i skuadrës suedeze, Djurgarden. Mesfushori shqiptar është zyrtarizuar sot nga klubi dhe është një nga përforcimet e muajit janar. 28-vjeçari është larguar nga kampionati helen i futbollit, ku aktivizohej prej tre sezonesh me skuadrën e AEK-ut të Athinës.
Djurgarden është një nga skuadrat më të mëdha në Suedi, pasi e ka fituar titullin kampion plot 11 herë. Megjithatë, vitet e fundit nuk kanë qenë shumë të mira për skuadrën suedeze, pasi titulli i fundit kampion është fituar në vitin 2005.
Synimet e kësaj skuadre janë të rikthehen në majat e futbollit suedez dhe Ajdareviç bënë pjesë në projektin e klubit. Pritet që 28-vjeçari të ketë një rol shumë të rëndësishëm për ekipin nordik, që i ka besuar shqiptarit për të mbuluar repartin e mesfushës.
Välkommen till Stockholms stolthet Astrit Ajdarevic! pic.twitter.com/MkwzRxTjv2
— Djurgården Fotboll (@DIF_Fotboll) February 9, 2019