Leonardo drejt Francës me synime të qarta, Suso përjetë “djall”

0

Milan vijon të jetë mjaft aktiv edhe pse merkato është mbyllur prej më shumë se një jave. Drejtuesit kuqezinj po punojnë për afrimin e një sulmuesi krahu cilësor, pasi Çalhanoglu nuk ka bindur aspak. Sant-Maksimin është emri më i përfolur, i cili u tentua që në këtë merkato, por Nica refuzoi, pasi koha nuk ishte në favor të francezëve për të gjetur një zëvendësues.

Tashmë, Leoardo duket se po punon për të siguruar transferimin e talentit francez në merkaton e verës dhe sipas raportimeve të fundit, drejtori i Milanit është nisur drejt Nicës për të mbyllur marrëveshjen për Sant-Maksimin një herë e mirë. Ndërkohë, përveçse në përforcimin me elementë të rinj, klubi kuqezi kërkon dhe të ruajë yjet që ka në ekip.

Suso është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të “djallit” dhe padyshim një nga emrat më të kërkuar në merkato. Për këtë arsye, duket se spanjollit do t’i ofrohet një tjetër rinovim, pas atij të bërë dy vite më parë. Kontrata që do t’i ofrohet thuhet të jetë e vlefshme deri në vitin 2024, por ajo çfarë është më e rëndësishmë, është se në kontratë pritet të mos ketë klauzolë, duke e blinduar përfundimisht mesfushorin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.