ZYRTARE | Juve “hap thesin”, firmos ylli francez

Ka përfunduar gjithçka. Adrien Rabiot është zyrtarisht lojtari më i ri i Juventusit. Francezi ka përfunduar me sukses të gjitha testet mjekësore për t’u prezantuar më pas si bardhezi. Kujtojmë se mesfushori vjen si lojtar i lirë, pas mbarimit të kontratës me PSG.

Ai pritet të jetë një nga elementët kryesorë të ekipit të drejtuar nga Sarri. Francezi do të firmosë kontratë 5-vjeçare. Me marrëveshjen e re 24-vjeçari bëhet lojtari i dytë më i paguar në Serie A, direkt pas Kristiano Ronaldos.

Nga transferimi në Torino, mesfushori do të përfitojë plot 9 milionë euro në sezon. Edhe pse i dyti, duhet të theksojmë se rroga e tij është shumë larg 31 milionëve që merr Ronaldo. Ditën e martë do të prezantohet në “Allianz Stadium”, ku do dalë edhe para gazetarëve për të dhënë përshtypjet e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *