Zyrtare: Junajtid nuk duron më, shkarkohet Murinjo

Ajo që pritej, ndodhi. Hoze Murinjo nuk është më trajner i Mancester Junatid. Portugezi nuk po jepte rezultat dhe drejtuesit e “djajve të kuq” nuk mund të prisnin më. Humbja e fundit me Liverpulin i ka vënë vulën, ndërkohë që edhe përplasjet me drejtuesit nuk kanë munguar për shkak të merkatos së verës.

“Mançester Junajtid njofton se menaxheri Zhose Murinjo është larguar nga klubi menjëherë. Klubi dëshiron të falënderoje Zhose për punën e tij gjatë kohës që ka qëndruar te Mançester Junajtid dhe i uron suksese në të ardhmen. Një menaxheri i ri do të emërohet deri në fund të sezonit aktual, ndërkohë që klubi do të zhvillojë një proces të plotë për gjetjen e një menaxheri të me kohë të plotë”, thuhet nw komunikatën e klubit anglez.

Trajneri Portugez në 5 ndeshjet e fundit, ka arritur të marrë vetëm një fitore, në atë ndeshje me Fulhemin. Rezultate këto që tregojnë qartë , se te Junajtid nuk po i bindeshin më. Në Maj të vitit 2016 ai mori drejtimin  e “djajve të kuq”  me aprovimin e plotë të drejtuesve. Por gjërat  nuk shkuan ashtu sic duhej, dhe shkarkimi ishte thjesht çështje kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online